Shqipëria vijon të presë turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët krahas plazheve dhe natyrës mesdhetare po zgjedhin të njihen edhe me traditat shqiptare.

Një nga aktivitetet që sjell kulturën vendase më pranë vizitorëve është “Albanian Nights”, ku turistët njihen me këngët dhe vallet popullore, ushqimet tradicionale, sofrën shqiptare dhe veshjet e zonave të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook disa nga përshtypjet e turistëve që kanë marrë pjesë në këto mbrëmje, duke sjellë edhe komentet e tyre për përvojën në Shqipëri.

“Ishte një përvojë fantastike”, është komenti i turistëve që kanë ardhur nga Irlanda. Të njëjtën përvojë kanë ndarë edhe turistë nga Ukraina.

Ndërsa një i ri nga Suedia ka treguar se mbrëmja shqiptare për të do të shoqërohet me muzikë dhe valle tradicionale.

“Do të kërcejmë një valle popullore shqiptare dhe do të dëgjojmë muzikë të mirë”, shprehet ai.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak34 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ MINISTRIA E MBROJTJES: 5 AKTIVE, NË TERREN 481 FORCA DHE 44 AUTOMJETE ZJARRFIKËSE
Artikulli tjetërNEPALI NË ‘GJUNJË’, RREZIK PËR NJË TJETËR PËRMBYTJE! MBI 620 VIKTIMA DHE 2.400 TË ZHDUKUR