Rajoni i Lezhës është kthyer në një destinacion mjaft të pëlqyer për eksploruesit e natyres. Teksa jemi në stinën e vjeshtës, numri i turisteve me kampera është mjaft i lartë kryesisht në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Të ardhur nga vende të ndryshme të botës, turistet vlerësojnë bukuritë natyrore, mikëpritjen e vendasve dhe kushtet e përshtatshme klimaterike për pushime në çdo stinë.

Shëngjini po tërheq turiste të shumta nga e gjithë bota edhe gjatë vjeshtes dhe në këtë drejtim ka ndikuar dhe moti i ngrohte me diell thonë operatoret turistik.

Krahas bregdetit, Lezha është mjaft tërheqëse dhe për kulturën, historinë dhe gastronominë, duke ofruar në këtë mënyre turizëm gjithëvjetor, ndërsa numri i vizitoreve vendas dhe të huaj është gjithnjë në rritje.

Artikulli paraprak“NJERËZIT E MI U TRAJTUAN SI KRIMINELË NË AEROPORT”, KRYEMADHI: JANË DETYRUAR TË JAPIN DEKLARIME TË RREME, BETEJA IME POLITIKE ËSHTË…
Artikulli tjetërKONKURSI ITALIAN “ZECCHINO D’ORO”