TRUPI I ADAM BARON U NXOR NGA POLUMBARËT E RENEA-S RRETH ORËS 11:15 TË SË SHTUNËS. Gjendet trupi i pajetë i turistit çek, i cili u mbyt dje në ujërat e lumit Kir ndërsa bënte rafting më bashkëshorten e tij. Trupi i Adam Baron u nxor nga polumbarët e RENEA-s rreth orës 11:15 të mesditës së sotme pas shumë përpjekjesh.

Policia bën me dije se puna e polumbarëve nisi që në 06:00 të mëngjesit, por për shkak të rrymës shume të fuqishme dhe terrenit shumë të keq, ata kanë arritur të finalizojnë opreacionin vetëm rreth mesditës. Çifti i bashkëshortëve çekë ndodheshin në Dukagjin sëbashku me një grup turistësh të tjerë që prej paradrekes së të premtes(8 maj 2015). Fatmirësisht, gruaja arriti ti shpëtonte aksidentit.