Një murator shqiptar i cili jeton në Itali është denoncuar për ngacmim seksual nga një turiste amerikane.

Siç raportojnë mediat lokale, një turiste amerikane, gjatë vizitës së saj në “Cinque Terre’, ishte me mikesha në një bar në Riomaggiore. Kur u ngrit nga tavolina për të shkuar në tualet, sipas dëshmisë së të resë, nuk e vuri aspak re se një djalë po e ndiqte nga pas, i cili në një moment e mbështeti pas murit dhe nisi ti prekë pjesët intime. Agresori, një murator shqiptar, e lëshoi kur vajza ka reaguar duke e shtyre dhe nisi të bërtasë. Por, në vend që të largohej, shqiptari u kthye te tavolina ku qëndronte më herët në bar dhe sillej sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo bëri që mikeshat e vajzës së dhunuar, ta fiksonin në fotografi, para se të bënin denoncimimin te karabinierët. Këta të fundit arritën të identifikonin shqiptarin, që kishte të njëjtën moshë si vajza amerikane dhe nisën hetimet ndaj tij. I riu akuzohet për dhunë seksuale.

Artikulli paraprakPESHKONTE ME KORRENT, HUMB JETËN I RIU
Artikulli tjetërPAS DJEGIES SË PYJEVE, DREJTORI I EMERGJENCAVE JEP ALARMIN TJETËR: TANI RREZIKOHEMI NGA PERMBYTJET