Bletet janë një element i rëndësishem edhe në turizem. Kura e tyre ndihmon në shëndetin e pacienteve duke orientuar një tjeter menyre të të konceptuarit ndaj bleteve. Në Mirditë kjo shihet si mundësi e re për të tërhequr vizitore e turiste pasi nuk mungojne ata që merren me rritjen e tyre. Për këtë qëllim është ngritur dhe një qender bletarie, pasi ky territor e mundeson zhvillimin e këtij sektori dhe ka interes të shtuar, krahas edhe vetë interesit të vizitoreve.
Terapia e bleteve ka shumë efekte pozitive tek ata që e aplikojnë. Gjovalin Gega, bleterrites në Mirditë, tregon menyrat se si realizohet kjo terapi.
Mbrojtja dhe shumimi i bleteve ka nevoje për ndërgjegjsimin e popullates por edhe të institucioneve por edhe ky lloj turizmi të zhvillohet edhe me shumë.
Ndergjegjësimi ndaj bleteve dhe rendesinë qe ka në jeten e përditshme ishte edhe qellimi i takimit të bleterritesve që u mbajt në Mirditë, por me fokus edhe në zhvillimin e një lloji të ri turizmi në këtë zonë.