
Është pjesë e 100 fshatrave turistikë të Shqipërisë, por Katundi i Vjetër nuk po merr vëmendjen e duhur. Problematika më e madhe është furnizimi me energji elektrike, ku ndërprerjet janë të vazhdueshme.Shkak i kësaj situate është rrjeti i amortizuar, i cili i përket viteve ’70. Perfaqesuesit e Bizneseve te zonës thonë se mungesa e energjisë elektrike është kthyer në një shqetësim mjaft të madh, duke sjellë shpeshherë edhe largimin e turistëve.
Kryeplaku i fshatit, Marjan Deda, thotë se mungesa e investimeve ka sjellë degradimin e rrjetit elektrik.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se është i njohur me problematikën dhe se shumë shpejt do të ketë ndërhyrje në rrjet për përmirësimin e furnizimit me energji në këtë fshat, ku turizmi malor është gjithnjë në rritje.






