
Ndërpreja e punës në sektorin e ndërtimit gjatë sezonit turistik në Shëngjin, po jep ndikim mjaft negativ si për biznesin ashtu dhe për krahun e punës.Shqetësimi është ngritur nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë, Pashk Palokaj sipas të cilit janë rreth 3 mijë përsona të cilët dalin të papunë gjatë muajve të veres, si dhe prish totalisht agjenden e sipërmarrjeve private.
Propozimi i biznesit ka qenë që të punohet me orar të reduktuar duke mos krijuar shqetësim tek pushuesit dhe vizitoret, por diçka e tillë nuk u mor në konsideratë thotë kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj.
Me urdher të Bashkisë Lezhë, prej të pakten 4 vitesh gjatë veres në zonen turistike të Shëngjinit, ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë që përdoren për të transportuar materiale ndërtimi, si një mënyre për shmangur zhurmat dhe trafikun në rrugë.


