
Promovimi I turizmit dhe përdorimi I duhur I teknologjisë ishin tema kryesore e takimit të zhvilluar në rektoratin e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku morën pjesë ekspertë të fushës dhe pedagogë të departamentit të Romanistikës, nga ku zbatohet ky projekt. Eliana Laçej, pedagoge dhe anëtare e ekipit drejtues të projektit tregon se përdorimi I saktë I teknologjisë mund të sjellë benefite të mëdha në zhvillimin e turizmit në vend.
Drejtori I turizmit në bashkinë Shkodër, Renato Lumçi tha se edhe zonat më të thella në territorin e bashkisë janë zhvilluar si shkak I promovimit përmes turizmit digjital.
Pjesë e takimit “Platformat digjitale që promovojne turizmin, vlerësimi I situatës aktuale” bëri bashkë ekspert të fushës, pedagogë të universitetit të Shkodrës për forcimin e përmirësimin e turizmit digjital dhe shfrytëzimin e këtij potenciali për transformimin e turizmit në bashkinë Shkodër.