Për herë të parë në Shkodër po flitet për turizmin e errët dhe krijimin e guidave turistike në shtëpitë që u kthyen në burgje gjatë viteve të para të komunizmit. Kjo nisëm e ndërmarrë nga departamenti I historisë në universitetin e Shkodrës dhe muzeu Vendi I Dëshmisë dhe Kujtesës nisi me takimin “Turizmi I errët në Shkodër: Trashëgimia historike midis kujtesës dhe promovimit”.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte nxitja e një diskutimi të thelluar mbi konceptin e turizmit të errët, duke u përqendruar në potencialin që ofron Shkodra si një vend me histori të pasur dhe shpesh herë të dhimbshme.

Artikulli paraprakMUÇOLLARI: PRODUKTE TË NDALUARA NË VENDE TË BE-SË FUTEN NË SHQIPËRI, AKU I JEP ALARMET ME VONESA NGA 14 DITË NË 1 MUAJ
Artikulli tjetërFUNDVITI, MBRËMJE BAMIRËSIE NË LEZHË