
6 km larg rrugës së kombit, ndodhet fshati Katund i Vjetër në Mirditë, një nga destinacionet turistike që ka njohur zhvillim gjatë viteve të fundit.Natyra, prodhimet lokale dhe banoret punëtore e mikpritës, e kanë kthyer këtë zonë mjaft tërheqëse për vendasit e të huajt.
Rritja e temperaturave ka shtuar numrin e turisteve të cilet vinë nga vende të ndryshme të botës.Ata vlersojnë bukuritë e kësaj zonë dhe mikëritjen e vendasve.
Sinkron turist
Resurset natyrore i kanë shfrytëzuar më së miri banorët e Katundit të Vjetër duke ngritur bujtina e restorante të cilët janë mjaft të frekuentuara.Teksa thonë e numri i turisteve është gjithnjë në rritje, vendasit kërkojnë më shumë investime në infrastrukture dhe rrjetin elektrik.
E pasur me bukuri natyrore, kulture, histori dhe gastronomi turizmi në Mirditë po njoh gjithnjë e më shumë zhvillim dhe këtë e dëshmon dhe numri turisteve i cili është gjithnjë në rritje.






