Turizmi në Lezhë po shihet gjithnjë e më shumë edhe si një mundësi punësimi për të rinjtë. Përmes një angazhimi të ri që po zhvillohet në qytet, dhjetëra të rinj do të trajnohen për krijimin e itinerareve turistike dhe promovimin e pasurive natyrore e kulturore të zonës.
Nisma, Lezha përtej Bregdetit, po zbatohet nga Ambasadorët e Paqes, në kuadër të Programit ReLoaD qe financohet nga Bashkimi Europian me mbështetjen e UNDP në bashkëpunim me Bashkine e Lezhës.Pjesë e trajnimeve janë ekspertë të fushës së turizmit, të cilët po punojnë me të rinjtë për identifikimin e potencialeve turistike të Lezhës dhe mënyrën se si ato mund të kthehen në produkte të mirëfillta turistike dhe ekonomike. Fokus i veçantë po i kushtohet zonave më pak të promovuara, me synimin për të zgjeruar hartën turistike përtej vijës bregdetare.
Në përfundim të këtij angazhimi pritet të krijohen te pakten 5 itinerare të reja turistike, materiale promovuese që do të ndihmojnë në prezantimin më të plotë të Lezhës për vizitorët vendas dhe të huaj, ndërsa të rinjtë do të kenë më shumë mundësi për t’u përfshirë në tregun e punës në sektorin e turizmit.

Artikulli paraprakNIS INVESTIMI NË RRUGËN PARALELE ME PEDONALEN NË VELIPOJË
Artikulli tjetërEKSPOZITË PIKTURE NË QKF “KUJTIM ALIJA”