
Sezoni veror i këtij viti ka shënuar rritje të numrit të pushuesve në bregdetin e Lezhës. Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë Lezhë, në plazhet e Shëngjinit dhe Tales janë regjistruar 14% më shumë pushues krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa gushti rezulton të ketë qenë muaji më i frekuentuar.
Pjesën më të madhe të turistëve e përbëjnë shqiptarët nga Kosova, të cilët zënë rreth 65% të totalit të pushuesve. Ndërsa turistët e huaj përbëjnë rreth 20% të numrit të përgjithshëm.Sipas Bashkisë Lezhë, promovimi i destinacioneve turistike, përmirësimi i shërbimeve dhe çmimet konkurruese kanë ndikuar në rritjen e interesit për bregdetin e Lezhës.
Shëngjini dhe Talja kanë njohur zhvillim të vazhdueshëm gjatë viteve të fundit, ndërsa zgjerimi i kapaciteteve akomoduese ka rritur mundësitë për pritjen e një numri më të madh turistësh, duke ju pergjigjur kërkesës për këto dy destinacione turistike.
https://youtu.be/Kcl3hgPjee8


