
Pranvera me mot të ngrohtë ka rritur numrin e vizitorëve në Luginën e Skurajt dhe Shkopetit, në Kurbin. E shtrirë mes maleve të larta, kjo zonë turistike po tërheq gjithnjë e më shumë vendas dhe të huaj, të cilët mahniten nga bukuritë natyrore që ajo ofron.
Krahas shëtitjeve në natyrë dhe liqenit, vizitorët mund të shijojnë edhe gatimet tradicionale të zonës, ndërsa problem mbetet mungesa e infrastrukturës rrugore dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike.
Me rritjen e numrit të turistëve në Skuraj dhe Shkopet janë shtuar edhe njësitë e shërbimit, duke ndikuar pozitivisht në ekonominë e shumë familjeve në këtë zonë.






