Turizmi shqiptar në Londër, mbështetje nga Dhoma e Lordëve

 

Vlerat dhe mundësitë që ofron turizmi në Shqipëri kanë zbritur për herë të parë në Dhomën e Lordëve të Parlamentit Britanik ku u mbajt aktiviteti “Arritjet dhe e ardhmja e industrisë turizmit në Shqipëri”. Ministrja Ekonomi u shpreh se turizmi shqiptar ka një aset vlerash ku mund të gjejë hapësirë gjithkush Shqipëria turistike është prezantuar për herë të parë në Dhomën e Lordëve të Parlamentit Britanik ku u mbajt aktiviteti “Arritjet dhe e ardhmja e industrisë turizmit në Shqipëri”. Lord Alan Watson of Richmond ofroi mbështetje për promovimin e mëtejshëm të turizmit në Britaninë e Madhe, ndërsa Ministrja e Ekonomi prezantoi disa ndër resurset më të veçanta të turizmit shqiptar. “Mikëpritja shqiptare, të cilën e nënvizoi në fjalën e tij i nderuari Lord Watson of Richmond dhe zonja Moon, është një aset me vlera për turizmin shqiptar. Por, Shqipëria me mikpritjen e saj mund të tregojë këndshëm historinë e saj, muzetë e rinovuar rishtazi apo edhe ato vende të cilat kanë marrë statusin e mbrojtjes nga UNESCO. Shqipëria është një vend i bukur dhe i sigurt. Është një vend që ofron mundësi të shijosh bregun, kodrën dhe malin, por edhe kuzhinën e shijshme të gatuar me produkte bio dhe lokale. Shqipëria është një vend i sigurt, ku toleranca fetare është një vlere e shtuar në historinë dhe mikpritjen njerëzore.” Në këtë aktivitet morën pjesë edhe investitorë britanikë, operatorë turistike nga Shqipëria dhe Britania e Madhe, biznesmenë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Britani të Madhe.

Artikulli paraprakPOLICIA GREKE ARRESTON SHQIPTARIN ME 20 KG KANABIS NE BAGAZH
Artikulli tjetërPERGJYSMOHEN SHKARKIMET NE VAUN E DEJES.MEI:KASKADA E DRINIT NEN KONTROLL