Turku i paguan ISIS-it 40 mijë euro që t’i kthejë mbesën e vogël dhe nusen e djalit

Një turk i ka paguar ISIS-it rreth 40 mijë euro për t’i kthyer nusen dhe vajzën e të birit nga Siria, të cilat ishin dërguar në Raqqa në vitin 2014 nga i biri i tij. Turku, i identifikuar si Kemal M., nga provinca Konya, e ka shitur shtëpinë dhe ato para ai ka dhënë përfaqësuesve të ISIS-it në Turqi, për ta kthyer nusen e identifikuar si M., dhe mbesen 3-vjeçare, pasi kishte marrë lajmin se i biri 28-vjeçar ishte vrarë në Raqqa të Sirisë, transmeton Express. “Pasi iu bashkuan ISIS-it, në katër muajt e parë, flisja shpesh me birin dhe nusen. Shpesh iu lutesha që të ktheheshin, por kurrë s’ia dola t’i bindja,” ka thënë Kemal. Ai shtoi se një ditë mori një telefonatë që i tha se i biri iu ishte vrarë dhe se nusja dhe mbesa ishin mirë. Pas kësaj, ai shiti shtëpinë dhe me ato para ia doli t’i kthejë ato në Turqi

Artikulli paraprakSHQIPTARI ENO PEÇI, PËR TË 14-TËN HERË PJESË E KONCERTIT TË VJENËS
Artikulli tjetërNEGOCIATAT, GREQIA: DREJTËSIA DHE MINORITETI KUSHTET PËR SHQIPËRINË