Është zhvilluar për herë të parë në Shkodër turneu ndërkombëtar i tenisit “World Tennis Masters Tour”. 75 tenistë nga 11 vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e këtij turneu të zhvilluar në kompleksin “Adriatic Tennis Park” në qytetin e Shkodrës. Ky turne, i pari i këtij lloji në vendin tonë, ka vendosur përballë njëri-tjetrit, tenistët nga mosha 30 vjeç deri në 60 vjeç.

Pjesëmarrësit shprehen të lumtur që u bënë pjesë e këtij turneu.Alban Dani drejtor i kompleksit “Adriatic Tenis Park” thekson se turneu është konceptuar gjithashtu si turizëm sportiv për promovimin e Shkodrës.

Finalet e kompeticionit do të zhvillohen më 5 tetor nga ku do të shpallen edhe fituesit.

 

Artikulli paraprakPROTESTË NË POSTRIBË PËR RRUGËN MES-MYSELIM
Artikulli tjetër“ARTI I KUZHINËS” HAP DYERT PËR KURSANTËT