
Në kuadër të festave të fundvitit në Shkodër do të organizohet turneu i sportit të handbollit i cili do të mbahet në datën 17 dhejtorë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Në këtë turne do të jenë katër ekipe pjesëmarrëse të cilat do të konkurojnë me njëri-tjetërin ku do të pretendohet që të fitojnë edhe kupën e turneut “Shkodra 2017”. Ky aktivitet sportiv vjen i organizuar nga Sportklub Vllaznia në bashkëpunim edhe me Bashkinë Shkodër. Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne janë ai i Vllanzisë, Prizërenit, Ulqinit dhe Kastrioti i Ferizaj.
Turneu “Shkodra 2017” vjen i organizuar edhe në kuadrin e aktiviteteve nën moton “Shkodra n’fest” pikërisht në prag të festave të fundvitit. Një turne vërtetë i veçantë ku do të bashkojë shqiptarët e tre trevave shqipfolëse ato të Shqipërise, Kosovës dhe Malit të zi.


