Për të pestin vit radhazi në Shkodër është zhvilluar turneu ndërkombëtar në sportin e xhudos që mban emrin e humanitares së madhe “Nënë Tereza”. Ky aktivitet është organizuar nga klubi i xhudos “Albania Xhudo Kodokan” që drejtohet nga mjeshtri Anton Shkoza.

Rivaliteti në këtë turne të xhudos është i madh.Ndeshjet janë zhvilluar në disa kategori të ndryshme duke nisur që nga fëmijët e deri tek të rriturit të ndarë në pesha të ndryshme dhe meshkuj dhe femra. Në fund fituesit e vendeve të para janë nderuar nga organizatorët duke marrë vlerësimet përkatëse.

Artikulli paraprakHAP DYERT FESTIVALI LETRAR I SHKODRËS
Artikulli tjetërVLLAZNIA-ULQINI NDESHJA HUMANITARE PËR LUANVUKATANËN