Është zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” turneu i 17-të ndërkombëtar i xhudos për fëmijë, turne i cili mban emrin e Nënë Terezës.

Ashtu si dhe në vitet e tjera, numri i sportistëve pjesëmarrës ka ardhur duke u rritur, çka tregon se është një aktivitet që vlerësohet shumë nga ekipet e ndryshme, të cilët kësaj rradhe vinin nga Kroacia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova etj.

Prezente në këtë turne të 17 ishte edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e cila u shpreh se turneu i xhudos “Nënë Tereza” këtë vit vjen tërësisht i mbështetur nga bashkia Shkodër .

Organizatori kryesor i këtij aktiviteti, mjeshtri Anton Shkoza i cili për 17 vite është përkujdesur për këtë organizim është shumë i kënaqur me këtë pjesëmarrje të gjërë te sportistëve në turne.

Sa i takon mbarëvajtjes së këtij turneu, bashkia Shkodër ka si qëllim mbështetjen e këtij sporti elitar, duke zhvilluar edhe në vazhdim aktivitete të ndryshme, për ti dhënë hapsirën e nëvojshme arritjes së sukeseve.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDRAGOÇ, PA RRUGË PREJ SHUMË VITESH
Artikulli tjetërDita e katërt, në fushë zbresin pretendentët