Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është treguar i ashpër me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Në nisje të seancës plenare, Basha i është kthyer ashpër Nikollës, duke i thënë se “E ke nisur seancën plenare duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që s’duhet të ishte në këtë sallë. Je një manikinë që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu. Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës. Kështu është kur vendos drejtuese një si ty. Turp të vijë”!

Artikulli paraprakOKB PARALAJMËRON: KRIZA NË AFGANISTAN DREJT KATASTROFËS, NJERËZIT NË NEVOJË TË DËSHPËRUAR PËR LITAR SHPËTIMI
Artikulli tjetërSALI BERISHA VETËDEKLAROHET SI DEPUTET I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD