Një avokat kurd dhe aktivist i njohur, i cili u përball me akuza penale për mbrojtjen e rebelëve kurdë, është qëlluar në kokë për vdekje në Turqi Tahir Elci, 49 vjeç, u qëllua nga një plumb gjatë përleshjeve mes policisë dhe disa njerëzve të armatosur teksa ai mbante një fjalim ku bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës mes shtetit turk dhe grupit të rebelëve kurdë.

2 policë gjithashtu mbetën të vrarë në jug-lindje të qytetit Diyarbakir të Turqisë, ku mbetën të plagosur 11 persona të tjerë. Kryeministri Ahmet Davutoglu tregoi dy skenare të mundshme të ngjarjes: “Ose Tahir Elci është kapur nga një plumb qorr ose ka qenë një vrasje e paramenduar. Nëse është kjo e dyta, shihet qartë se ndaj kujt është sulmi. Sulmi është ndaj Turqisë. Është një sulm ndaj paqes dhe harmonisë në Turqi”. Kryeministri u betua se do të gjejë fajtorët dhe katër hetues po merren me çështjen. Presidenti Rexhep Taip Erdogan tha pas incidentit se Turqia vazhdon të jetë e vendosur në luftën kundër terrorizmit. Gjatë një interviste, Ministri i Brendshëm, Efkan Ala tha se përleshja me armë zjarri nisi pasi dikush qëlloi ndaj policisë nga një makinë e paidentifikuar.