Kërcënojnë se do të flasin me vepra, por lufta verbale mes presidentit të turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin ka arritur kulmin që pas incidetit të shënuar në kufirin sirian.
Erdogan deklaron se ka prova që tregojnë përfshirjen e Rusisë në tregtinë e paligjshme të naftës me Shtetin Islamik në Siri, akuzë të cilën deri tani e ka artikuluar Moska për Ankaranë. “Ditët e fundit Rusia ka hedhur një sërë akuzash të cilat as vetë ajo nuk i beson. Moska duhet të provojë se Turqia blen naftë nga Shteti Islamik, në rast të kundër kjo është shpifje. Kush blen naftë nga Daesh? Më lejoni ta them. Quhet George Haswani, me pasaportë ruse dhe kombësi siriane, një nga tregtarët më të mëdhej në këtë biznes”. Erdogan tha gjithashtu se në këtë tregti të paligjshme është përfshirë edhe një lojtar i famshëm shahu, por nuk dha emrin e tij. Megjithatë, pa rënë në spekulime, sanksionet amerikane kanë përfshirë Kirsan Ilyumzhinov, president për një kohë të gjatë i federatës botërore të shahut dhe biznesmen i sukseshëm. Mbi këtë lumë akuzash mes dy vendeve të cilat deri dje ishin në linjën e parë të luftës kudnër terrorizmit dhe shtetit silamik, kanë reaguar edhe shtetet e bashkuara të amerikës, të cilat janë pozicionuar në krah të erdogan. Josh ernest, zëdhënës i shtëpisë bardhë ka hedhur poshtë akuzat e rusisë ndaj turqisë, duke i konsideruar absurde.