
Forcat ajrore turke kanë nisur sulmet ndaj rebelëve kurdë që operojnë në Siri, duke vënë edhe njëherë në pikëpyetje marrëdhënien me ShBA-së. Uashingtoni kishte si synim armatosjen dhe trajnimin ushtarak për këto grupime me qëllim luftën ndaj Shtetit Islamik. Megjithatë, në qasjen e Ankarasë 30 mijë kurdë të armatosur në jug-lindje të vendit janë një kërcënim për stabilitetin, duke njohur kërkesat e vazhdueshme të këtij grupimi etnik për pavarësi.






