Pas Greqisë edhe ditën e sotme edhe Turqia është përfshirë nga zjarret masive.

Sipas mediave turke, zjarri ka përshirë pyllin në Manavgat, në provincën e Antalisë, e më pas ka arritur në zonën e Kalemler, ku si pasojë janë shkatërruar disa shtëpi.

Po ashtu si pasojë e flakëve janë plagosur tre persona ndërsa të gjithë banorët e katër lagjeve janë evakuuar.