Kryeministri i Turqisë ka tërhequr projektligjin që ngjalli polemika të shumta, ku përdhunuesi i fëmijëve do të fitonte lirinë nëse martohej me atë.

Tre ditë më parë deputetët e parlamenti të Turqisë kanë mbështetur këtë projektligj, i cili do t’i shfajësojë burrat nga akuzat e përdhunimit, në rast se ata martohen me viktimat e tyre. Por reagimi i kritikëve ka qenë i menjëhershëm dhe e kanë kundërshtuar me forcë këtë projektligj madje e kanë cilësuar të çuditshëm, pasi sipas tyre miratimi i mundshëm i këtij projektligji do të rrisë nivelin e abuzimit seksual në vend, si dhe martesën në moshë të hershme të vajzave. Ditën e sotme parlamenti ka vendosur të tërheqë projektligjin.

Artikulli paraprakSHBA SHKARKON JURGEN KLINSMAN
Artikulli tjetërDEMARKACIONI, PENG I VOTAVE