Përmes një shkrimi të publikuar këtë të premte, media amerikane thekson se një zjarr në një zonë komunale në qytetin qendror të Elbasanit u shndërrua në flakë të pakontrollueshme.
Gazeta prestigjoze amerikane ‘Neë York Times’ ka publikuar sot një artikull, ku ndër të tjera ka shkruar edhe për situatën me zjarret masive që vijojnë prej ditësh në zonën pranë landfillit të Elbasanit.
“Në Shqipëri, përtej Detit Adriatik nga një Itali ende e nxehtë nga temperaturat jashtëzakonisht të larta, një zjarr veror në një deponi komunale në qytetin qendror të Elbasanit u shndërrua në flakë të pakontrollueshme. Të përballur me temperaturat që arritën në 106 gradë Fahrenheit (41 gradë Celsius), zjarrfikësit luftuan për ta kontrolluar atë. Dhe me re tymi toksik që valëviteshin nga deponia, protestuesit u mblodhën jashtë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Tiranë, kryeqytet, duke deklaruar se ajo ishte riemëruar “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”.
Ashtu si në vendet e Evropës Perëndimore që u goditën këtë javë nga vala e të nxehtit, të moshuarit në Shqipëri po vuanin më shumë. Fatmir Dervishaj, 76 vjeç, tha se zakonisht dilte gjatë ditës për të luajtur domino me miqtë e tij, por kishte mbetur i bllokuar në shtëpi për shkak të nxehtësisë.
“Vera mund të jetë e gëzueshme për shumë njerëz, por për mua, ndihet shumë izoluese”, tha ai. Për të tjerët, mjerimi ishte i mirë për biznesin. Ermir Metushi, 48 vjeç, një shofer taksie në Tiranë, tha se vala e të nxehtit ishte “e vështirë për t’u duruar”, por se i kishte rritur të ardhurat, sepse “gjithnjë e më shumë njerëz po i dorëzohen komoditetit të ajrit të kondicionuar të taksive, madje edhe për distanca të shkurtra”. Kjo dhe një fluks turistësh gjatë verës, tha ai, “do të thotë që unë me të vërtetë nuk mund të ankohem”,-shkruhet në artikull.

Artikulli paraprakURA E MESIT, NJË TURIST I RI ÇDO MINUTË
Artikulli tjetërNGA PIRAMIDAT E EGJIPTIT,ROJE PLAZHI NË SHËNGJIN