
Superstrada Lezhë–Milot, pranë urës mbi Lumin Mat, u mbulua nga re të dendura tymi gjatë pasdites dhe mbrëmjes së së shtunës. Shkak u bë djegia e gomave të përdorura, të cilat hidhen në brigjet e lumit e më pas u vihet flaka.
Tymi i dendur mbuloi të gjithë zonën, duke krijuar shqetesim per banore dhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve përgjatë këtij aksi rrugor kombëtar për disa minuta.
Kjo është një situatë e vazhdueshme, ku inerte të ndryshme, përfshirë edhe goma, hidhen në brigjet e Lumit Mat e më pas u vihet flaka. Ne lidhje me rastin e nje dite me pare policia ka nisur hetimet ku sipas njoftimut te blueve Më datë 14.03.2026, rreth orës 17:50, në Fushë-Milot, Kurbin, poshtë urës së lumit Mat, është konstatuar djegia e disa gomave dhe tapicerive të automjeteve, duke shkaktuar ndotje të ajrit dhe dëmtim të mjedisit. Grupi hetimor po kryhen verifikime në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.






