Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka komentuar situatën në Parlamentin Shqiptar në seancën për votimin e Prokurorës së Përkohshëm. Në konferecën me Gramoz Ruçin i pyetur në lidhje me këtë situatë ai tha se nuk pajtohet me dhunën në Parlament. Talat Xhaferi: Kundrejt ngjarjeve të parlamentit shqiptar dhe atyre që kanë qenë në Maqedoni konsideroj se e drejta për protestë është e pacënueshme, por edhe si deputet,

edhe si kryetar parlamenti nuk pajtohem me dhunën ndaj institucionit më të lartë ligjvënës për faktin që nuk ndaj mendimin se mjetet e dhunshme janë mjeti i duhur dhe për këtë mendoj se nuk ka vend për koment tjetër.

Artikulli paraprakPS KËRKON PËRJASHTIMIN E 10 DEPUTETËVE TË OPOZITËS, PËRFSHI DHE KRYEMADHIN
Artikulli tjetërVIZAT, AVRAMOPOULOS PËR SHQIPËRINË: KA EDHE PËRGJEGJËSI, MASAT TË VAZHDOJNË