Një nga 3 shqiptarët e arratisur nga paraburgimi në Greqi është kapur nga policia greke. Shqiptari u kap në zonën Menidi në Athinë. Ai ishte ndaluar për trafik droge.

Policia greke është vënë sot nën alarm pas arratisjes së 4 të dënuarve nga komisariati Petrou Ralli në vendin fqinj. Arratisja e 4 personave, mes tyre 3 shqiptarë dhe një gjeorgjian, ndodhi gjatë mesnatës. Sipas informacioneve të para të mediave greke, të burgosurit prenë hekurat e dritave të qelive të tyre në katin e dytë të burgut dhe përdorën çarçafë për të zbritur. Ende nuk dihet se si të burgosurit arritën të çajnë hekurat e dritareve.

Tre shqiptarët e arratisur, janë dënuar për vrasje dhe trafik droge. Gjeorgjani është kapur nga policia, por ende nuk dihet fati i shqiptarëve.

Artikulli paraprakE KISHIN KTHYER QYTEZËN NË QENDËR KOKAINE, ARRESTOHEN DY SHQIPTARËT NË ROMË
Artikulli tjetërI DËNUAR NË ITALI PËR TRAFIK DROGE, KAPET 65 VJEÇARI