Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njofton se Kuvendi përfundoi shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grupkapitujt. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se “Me mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Europiane, Kuvendi shqyrtoi draftpozicionin negociues për Grupkapitullin V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”.

“Me këtë mbledhje përfunduam shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grupkapitujt:
I “Themelorët”,
II “Tregu i brendshëm”,
III “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”,
IV “Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme”,
V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”,
VI “Marrëdhëniet me jashtë”, të cilat i janë paraqitur për miratim Këshillit të Ministrave.

Presim shumë shpejt mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare BE-Shqipëri, të cilat, me hapjen e negociatave për grupkapitujt IV dhe V, do të shënojnë hapjen e negociatave për të gjithë grupkapitujt.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është kryefjala e Legjislaturës XI dhe e Kuvendit të ri.”

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPOLICIA RRUGORE APEL SHOFERËVE: UDHËTONI ME KUJDES, FUNDJAVA DO JETË ME RESHJE SHIU
Artikulli tjetërMAURITANI/ TRAGJEDI NË DET, PËRMBYSET VARKA, HUMBIN JETËN 69 EMIGRANTË