
Pas bërjes publik në media të rastit në familjen Mikaj, ku kryefamiljari denoncoi në polici largimin nga banesa të bashkëshortes së bashku me djalin e mitur 15 muajsh , policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe shoqërimin në komisariat të 31 vjecares së bashku me femijën. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet:
Në lidhje me denoncimin e bërë më datë 23.05.2025, ku shtetasi Gj. Z., 41 vjeç, ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, bashkëshortja sëbashku me djalin e tyre të mitur, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë të mundur gjetjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Shkodër të 31 vjeçares së bashku me djalin e mitur.
Pas marrjes në pyetje , 31 vjeçarja ka deklaruar se është larguar nga banesa me villnetin e saj
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.