Del nga koma avokati Sokol Mëngjesi pas 16 ditësh i cili ishte në intubim që prej datës 29 Maj. Sipas burimeve ka përmirësime minimale, dhe që prej datës 3 qershor po kurohet në një nga spitalet e Athinës.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit 2024 sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit. Marrëveshja mes palëve (trashëgimtarëve dhe avokatit) është për të përfituar një përqindje të caktuar të pronës së fituar më gjyq, pra jo pagesë, por pjesë e pronës. Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakHAMASI VENDOSI KUSHTE PËR ARMËPUSHIMIN, BLINKEN SHPREHET I ZHGËNJYER
Artikulli tjetërDENAJ: LEHTËSOHEN PROCEDURAT E LEJEVE TË NDËRTIMIT PËR OBJEKTET BUJQËSORE DHE TË BANIMIT NË FSHAT