Ardi Veliu, ish-kreu i Policisë së Shtetit, është emëruar sot si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Veliu dhe dorëheqjen si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 5 tetor, 4 vite pas marrjes së detyrës, duke mos e përfunduar mandatin 5-vjeçar në këtë post.

Në letrën e dorëheqjes së dorëzuar kryeministrit Edi Rama, Veliu shkruante se arsyeja ishte nevoja për t’ju përkushtuar më shumë familjes. Megjithatë duket se ‘pushimet’ nuk zgjatën shumë për ish-kreun e Policisë së shtetit, i cili u rikthye në një pozicion të rëndësishëm vetëm pas 1 muaji.

Artikulli paraprakSERBI QË NUK GJETI NUSE NË FSHATIN E TIJ: LUMTURINË MA SOLLI NJË SHQIPTARE
Artikulli tjetërVENDOSET ME LIGJ, SHEFI NUK KA TË DREJTË TË TË DËRGOJË SMS PAS ORARIT TË PUNËS