Një 30 vjeçar brazilian i cili u mundua që të shpëtojë nga pickimi i bletëve ka humbur jetën nga kafshimi i një piranje. Mediat e huaja bëjnë me dije se peshkatari i cili kishte shkuar të peshkonte me shokët e tij në momentin që janë sulmuar nga bletët, është zhytur në liqen por kafshimi nga një piranjë i ka marrë jetën.

Pas kësaj ngjarje u zbulua se liqeni ishte i mbushur me peshq mishgrënës. Ekipet e shpëtimit pas gjetjes së trupit vunë re se ai ishte kafshuar në pjesë të ndryshme dhe në anën e djathtë të fytyrës. Ndërkohë hetimet paraprake bënin me dije se i riu mund të ishte mbytur dhe jo të kishte humbur jetën nga kafshimet e peshqëve mishngrënës.

Ndërkaq në Amazon jetojnë rreth 30 lloje piranjash dhe sulmet e tyre ndaj njerëzve janë të rralla. Megjithatë, në rastet kur janë regjistruar sulme të piranjave ndaj njerëzve, zakonisht bëhet fjalë për një pickim që nuk ka gjasa të çojë në vdekje.

Në rastin e këtij aksidenti në Brazil de Minas, ndjesia është se prania e karremit në ujë mund të ketë rritur shanset për sulm, si dhe fakti që niveli i ujit ishte i cekët. Sipas ekspertëve, piranjat reagojnë në mënyrë agresive kur ka turbulenca në ujë të shkaktuar nga formimi i valëve.

Artikulli paraprakGRABITËSIT I VJEDHIN POLICISË… DROGËN?
Artikulli tjetër“MENDOJ SE LIDHJA JOTE JASHTË VAZHDON…”/SEMI NGUSHËLLON GRANITIN