Një grua është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Vagalat, ndërsa dyshohet për krim brenda familjes. Viktima është A.H 53 vjeç.

Raportohet se gruaja kishte dëmtime në kokë dhe në krahun e majtë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas lajmërimit duke nisur hetimet, ndërsa dyshohet se 53-vjeçaren e ka vrarë bashkeshorti.