GJKKO pranon kërkesën e SPAK e pushon çështjen ndaj kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili u hetua për veprën penale “shpërdorim deryre”.

Vendimi u dha sot nga gjyqtarja Etleva Deda.

Disa javë më parë SPAK kërkoi në Gjykatë pushimin e çështjes, me argumentin se gjatë hetimeve nuk provoi që Ndreu ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, për të cilën u hetua. Pjerin Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në vitin 2023, lidhur me ndërtimin e rrugës Lezhë-Shëngjin në kundërshtim me ligjin gjatë periudhës së fushatës elektorale dhe se më pas u paraqit edhe një shkresë të ARRSH-së, ku kërkonte ndalimin e punimeve, pasi ishte në juridiksionin e këtij institucioni të kryente punime.

Ndreu paraqiti në SPAK raporte mbi të cilat argumentoi ndërhyrjen në këtë rrugë, për shkak të problematikave dhe ankimeve nga qytetarët, si pasojë e numrit të lartë të aksidenteve.

Për këtë çështje, Pjerin Ndreu u thirr ne SPAK në korrik të vitit 2024, ku pas rreth 1 ore marrje në pyetje deklaroi që dha shpjegime në cilësinë e personit nën hetim, për akuzën “shpërdorim detyre”.

Në hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe janë marrë më tenderin për ndërtimin e rrugës.

Artikulli paraprakVOTA E DIASPORËS/ 98 VJEÇ SHQIPTARI ME MOSHËN MË TË VJETËR QË U REGJISTRUA ONLINE, NJË TJETËR APLIKOI 25 HERË
Artikulli tjetërRAMA: S’KA PLAN B, DO INTEGROHEMI NË BE! DREJTËSIA? S’ËSHTË E PËRSOSUR, POR E PAVARUR