Kryeministri Edi Rama ka uruar “Mirëmengjes” të gjithë shqiptarët, me pamje nga Spitali Rajonal i Fierit, i cili u inaugurua dje.

Rama shprehet se Spitali i Fierit është pajisur me infrastrukturë moderne, duke shtuar se në të do ofrohen shërbime pa bishta të ryshfetit.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

MIRËMËNGJES 😊

me Spitalin e Fierit si qendër transferimi të dijes e me krejt këtë infrastrukturë moderne që kemi ngritur në pikat nevralgjike të sistemit shëndetësor, hyjmë në fazën tjetër të Reformës në Shëndetësi, Autonomi Spitalore dhe shërbim pa bishtat e ryshfetit në spitalet e Shqipërisë😍

Ditë të mbarë🙏