Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka, e cila rezultonte të ishte dënuar në vitin 2005 nga një gjykatë e Janinës, është e bindur se nuk ka bërë asnjë shkelje kur nuk e ka deklaruar një fakt të tillë në formularin e dekriminalizimit. Në dëshminë e saj të dhënë në Prokurorinë e Posaçme, pas kallëzimit të PD për falsifikim të vulave dhe formularëve, Irena Gjoka ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të vendimit, që nuk u ekzekutua kurrë nga autoritetet greke nuk ka pasur kurrë dijeni për asnjë proces hetimor penal të zhvilluar ndaj saj në Greqi.

“Nuk kam patur asnjë herë dijeni as për procesin hetimor penal të zhvilluar ndaj meje, as për procesin gjyqësor dhe për asnjë proces tjetër të zhvilluar nga autoritetet greke të drejtësisë”, ka deklaruar Gjoka.

Në dëshminë e saj, gjyqtarja e GJKKO-së thotë se në vitet 2002 dhe 2003 iu refuzua pa shpjegime, hyrja në territorin grek, ndërsa nuk ka pasur dijeni as për procesin dhe as për vendimin gjyqësor, i cili, sipas vetë ligjeve greke, është arkivuar dhe asnjëherë nuk ka marrë vendim të formës së prerë.
Në muajin Dhjetor të vitit 2002, jam paraqitur në PKK Kakavijë, për të udhëtuar drejt shtetit Grek dhe pas një debati që kam bërë me punonjësit e policisë kufitare, për shkak të mënyrës së sjelljes së tyre arbitrare, më është refuzuar hyrja për në shtetin Grek, duke më vendosur kryq në vizën me të cilën isha pajisur pranë ambasadës greke në Tiranë”, thotë Gjoka në dëshmi.

Ndërkohë, Gjoka shton se nga viti 2007 e në vijim, ka hyrë normalisht në territorin Grek dhe nuk i është komunikuar asnjë lloj njoftimi lidhur me ndonjë vendim penal, hetim penal, ekzekutim vendimi, masë administrative ndalimi ose dëbimi etj.

Artikulli paraprakOFROI 50 MIJË EURO SI GARANCI PASURORE PËR LIRIMIN NGA QELIA, APELI I GJKKO RRËZON KËRKESËN E METËS
Artikulli tjetërZHVILLIMET NGA RENDI NË SHKODËR, GJATË 24 ORËVE