Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se 47-vjeçari Ardjan Stojani, banues në Tiranë u arrestua në aksin nacional Sarandë-Gjirokastër në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, duke transportuar 5 emigrantë kundrejt shumës 300 euro për person.

Ndërkohë në cilësinë e provës material u sekuestruan automjeti, dy aparat celularë dhe 1,500 euro e 135.000 lekë të rinj.