Një 26-vjeçar shqiptar, emigrant i paligjshëm në Angli, është dënuar me 12 vjet burg nga Gjykata Kingston Crown për trafik kokaine.

S.S u kap me 26 shtator të vitit të shkuar me 9.5 kg kokainë me një vlerë prej afro 1 milion paund. Ai po udhëtonte me një makinë përgjatë rrugës “Bowes Road”, në veri të Londrës kur edhe u ndalua nga policia.

Gjatë kontrollit të automjetit, 26-vjeçarit iu gjet 1 kg kokainë me vlerë 100,000 paund.

Policia ushtroi kontrolle edhe në banesën e shqiptarit ku iu gjetën dhe sekuestruan edhe 8.5 kg kokainë me vlerë rreth 800,000 paund.

Siç raportojnë mediat britanike, i riu shqiptar u gjet fajtor dhe u dënua në Gjykatën Kingston Crown me 12 vjet burg.

Pas dënimit të tij, ai do të deportohet në Shqipëri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHQIPËRIA THYEN REKORD NË EUROPË… PËR PËRQINDJEN MË TË LARTË TË TË RINJVE TË PAPUNË E PA TRAJNUAR
Artikulli tjetërPREJ DY VITESH I FSHEHUR NË GRUDË TË RE, ARRESTOHET AUTORI I PLAGOSJES SË BOKSIERIT TË VLLAZNISË