
Bashkia Shkodër dënon çdo akt dhune dhe qëndron në mbrojtje të jetës, në çdo formë të saj.
Pas identifikimit dhe gjobitjes së shtetasit që kishte keqtrajtuar një qen, Policia Bashkiake në bashkëpunim me Organizatën “Animals Need Me” ka bërë të mundur edhe gjetjen e tij.
Qeni po trajtohet në Klinikën Veterinare të Bashkisë Shkodër dhe është nën përkujdesin e mjekut veterinar Sokol Malaj.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe bashkëpunimit të Policisë Bashkiake, stafit të strehëzës së qenve të Bashkisë Shkodër dhe Organizatës “Animals Need Me”, qeni është tashmë në duar të sigurta dhe po merr kujdesin që meriton.
Faleminderit qytetarëve që bëhen bashkë me ne përmes denoncimeve të rasteve të tilla dhe mbështetjes së tyre.
Vetëm së bashku ndërtojmë një qytet më të kujdesshëm, më të drejtë dhe më njerëzor.






