Pas kualifikimit të Vllaznisë në grupet e Champions League kryetari i bashkisë Shkodër përmes një postimi në ‘Facebook’ ka uruar ekipin e Vllaznisë për këtë fitore.

Urime vajzave të Vllaznisë!
Emocione që i përjetuam të gjithë dhe krenari që me të drejtë e ndjejmë si shkodranë, sepse u shkrua një faqe historie e bukur në futbollin shqiptar të femrave.
Fitorja kundër ekipit të Vorskla Kharkiv na bën pjesë të grupeve të Champions League për herë të parë.
Përgëzimet e mia për vajzat e Vllaznisë, stafin drejtues dhe presidentin Lazër Matija. Puna plot përkushtim, vullneti e pasioni i shfaqur në fushë na bëjnë krenar por edhe na motivojnë për të bërë më shumë ndaj futbollit të femrave. Në këtë drejtim do të jemi gjithmonë të kujdesshëm të bëjmë përherë më shumë ndaj jush.
Faleminderit në emër të të gjithë shkodranëve për emocionet e bukura që na dhuruat! Suksese të mëtejshme në këtë rrugëtim europian.