4 të shtuna nxënësit e shkollave të sistemit parauniversitar do të zhvillojnë mësim për të zëvendësuar orët e mësimit që humbën kur u mbyllën shkollat si pasojë e temperaturave të ulëta.

Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur do të zhvillohet mësimi, që do të jenë 2 të shtuna në muajin prill dhe 2 në muajin maj.

NJOFTIMI I MINISTRISË

Në vijim të plotësimit të mësimit për datat e pezulluara në muajin janar, sipas urdhrit nr.18, datë 20.01.2022, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet publike dhe jo publike të arsimit parauniversitar”(shkollat) dhe caktimit të ditës së hënë, 21.03.2022 ditë pushimi, po publikojmë datat e zëvendësimit të mësimit në ditët e shtuna në vijim:
– 02.04.2022 (e shtunë)
– 30.04.2022 (e shtunë)
– 14.05.2022 (e shtunë)
– 28.05.2022 (e shtunë)

Bëhet fjalë nga datat 24-26 janar si edhe të hënën e 21 marsit që ishte pushim. Meqenëse dita e martë 22 mars ishte pushtim zyrtar për shkak të Festës së Sulltan Novruzit, qeveria vendosi të bëhet pushim edhe e hëna e 21 marsit, për kursimin e energjisë.

Artikulli paraprakPRETENDIME PËR PENALLTI, SHTYLLË DHE GOL I ANULUAR, MBYLLET NDESHJA PARTIZANI -VLLAZNIA
Artikulli tjetërANALIZA E CNN: JA ARSYET PËRSE ELITA E RUSISË ËSHTË ÇELËSI I RËNIES SË VLADIMIR PUTIN