Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi raportohet se u ndje keq dhe pati shqetësime gjatë orës së mësimit.

Bëhet fjalë për të ndjerin Osvaldo Kenga, banues në San Vito Lo Capo, i cili ishte student i Institutit të Hoteleve në Erice.

Kenga ndodhej në klasë kur krejt papritur nisi të ndjente dhimbje në kokë, fyt dhe qafë. I riu telefonoi të afërmit të cilët e dërguan për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ai nuk mundi dot të mbijetonte.

Pas lajmit tragjik, kryetari i bashkisë, Giuseppe Peraino i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së të riut:

“Unë dhe administrata bashkiake shprehin ngushëllimet tona dhe jemi pranë familjes Kenga për vdekjen e papritur të djalit të tyre Osvaldo, i njohur si Aldo.

Një djalë i pëlqyer shumë nga të gjithë, i integruar në mënyrë të përsosur në strukturën sociale të komunitetit Macari, ku kishte jetuar për disa vite me familjen e tij dhe ku ai punoi si kamerier gjatë verës”.

Nga ana e tyre, pjesëtarët e familjes së djalit, dhe miqtë e tij kërkojnë të dinë se çfarë mund të ketë shkaktuar një vdekje kaq të papritur. Do jenë rezultatet e autopsisë ato që do të zbardhin të vërtetën.

Artikulli paraprakKQZ ASGJËSON FLETËT E VOTIMIT TË ZGJEDHJEVE LOKALE TË 30 QERSHORIT
Artikulli tjetërKAPEN ME 400 GR KOKAINË GATI PËR SHITJE NË BLLOK, ARRESTOHEN DY TË RINJTË