Nesër, në orën 16:00, i nominuari nga presidenti Donald Trump për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, do të paraqitet përpara Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, siç e do procedura për konfirmimin e tij.

Gjatë seancës dëgjimore pritet të diskutohen prioritetet dhe objektivat e marrëdhënieve SHBA dhe Shqipërisë, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, si dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Eric Wendt është ish-gjeneral me tre yje i ushtrisë amerikane dhe ish-komandant i forcave speciale të NATO-s, me një karrierë mbi 34-vjeçare në strukturat ushtarake amerikane. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi, duke u konsideruar një figurë me përvojë të gjerë në çështjet e sigurisë dhe operacioneve ndërkombëtare.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTURI ÇIKLISTIK I SHQIPËRISË, SAMUEL FEDOR ËSHTË FITUESI I ETAPËS SË DYTË
Artikulli tjetërINA ZHUPA DEPOZITON NË KUVEND PROJEKTLIGJIN PËR ZONAT E MBROJTURA, KËRKON SHFUQIZIM