Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.

“Informacion taze. Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 mln euro, nga akuzat për vrasje të bëra nga dëshmitari i drejtësisë, Luftëtar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet një vërejtje. Kompromisi ishte rritur.

Dy kopje që firmosa i mbajnë ata.

Po jua lexoj kartolinën e mëngjesit që i dërgova organizatës kriminale SKAP.

Të gjithë veglat e diktaturës përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë”, tha ai, para mediave.

Artikulli paraprakKONCERTI “HIMNE HIRI”
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 11 MAJIT/ RRETH 42 MIJË KËRKESA PËR TË VOTUAR NGA JASHTË, MBIZOTËROJNË APLIKIMET NGA ITALIA