Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme pas vendimit të PD për ta përjashtuar nga grupi parlamentar për shkak të vendimit të DASH që e shpalli ‘non grata’ në SHBA.

Berisha deklaroi për Syrin se ka komunikuar me Bashën dhe se e dinte që kishte presione, por se nuk e prisjte që të merrte vendim personal.

Ai tha më tej se është kërcënuar me familjen, por se do të vijojë qëndrimin e tij.

“Shqipëria ka humbur. E tërë shoqëria ka humbur. Vetëm një forcë politike po qeveris vendin dhe mund të jetë opozitë e pavarur. Kam komunikuar me Bashën dhe i kam thënë këto që po iu them ju. Unë e dija që kishte presione, por se prisja që të merrte vendim personal. Berisha do të bëj gjithçka që të vendos sovranitetin në PD. Do jem pjesë e PD? Basha është kërcënuar me sanksione, jo vetëm për vete dhe për PD. Ka vendosur që t’i bëjë gjëmën PD-së. PD ka dorëzuar për shkak të lobimit të Edi Ramës dhe Sorosit. Sali Berisha që ditën e parë ka ndjekur një qëndrim; unë kam ndjekur rrugën gjyqësore. Ia kam bërë të qartë kryetarit se nuk dua ndihmë nga ti. Ndihma më e madhe është ajo që kërkonte transparencë. Nuk i kam kërkuar njeriu mbi tokë ndihmë. Dhe as që do i kërkoj kujt ndonjëherë. Më kanë kërcënuar me gruan, fëmijët dhe me thellime, por unë kështu do të qëndroj”, tha Berisha.