Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që në listën e re të dorëzuar mbrëmë në KQZ të spostojë disa figura të rëndësishme dhe me peshë ndër vite në selinë Blu.

Ndër të përjashtuarit është edhe deputeti Astrit Patozi, përjashtim për të cilin ka reaguar dhe kreu i LIBRA-s Ben Blushi. Me anë të një statusi në Facebook, Blushi shprehet se Kuvendit do t’I mungojë një figurë si Astrit Patozi.

Statusi në Facebook

“PËR KOLEGUN ASTRIT PATOZI

Në mëngjes mora vesh se kolegu demokrat Astrit Patozi nuk do jetë në Kuvendin e ardhshëm. Astrit Patozin e kam patur kundërshtar, por megjithatë ishte nga njerezit e rrallë që e dëgjoja kur fliste. Besoj se parlamentit nuk do ti mungojë një demokrat më shumë por demokratëve të paktë në atë Kuvend do tu mungojë një mik më shumë. Megjithatë beteja vazhdon Astrit. Nëse e pranon do flas edhe për ty,megjithëse ti sdo jesh aty për të më thënë: Ben u mbyll ndërrmarrja, puntorët ikën në shtëpi”, shkruan Blushi.