Ergys Ivziku i propozuar nga Komisioni i Rithemelimit si kandidat per zgjedhjet e pjesshme vendore ne Bashkine Shkoder eshte terhequr nga gara.Ne postimin e tij te plote ai shkruan:

“Unë jam propozuar nga strukturat si kandidat për Kryetar të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Jam shum i nderuar dhe ndjehem i vlerësuar për mbeshtetjen që më kanë dhënë Demokratet e Shkodrës duke me propozuar për garen e primarëve. Pasi jam njohur me emrat e kandidatëve të tjerë për primaret, kam vendosur të tërhiqem nga votimi i ditës së neserme për Bashkine e Shkodrës.

Kjo tërheqje êshtë në funksion të përqendrimit të demokrateve në një numer me të vogel kandidatesh por edhe të mbështetjes sime ndaj kandidaturës së Z. Bardh Spahia që unë gjykoj se ka mbështetjen dhe vizionin e duhur për Shkodrën. Si deri me tani, do të vazhdoj angazhimin tim maksimal për qëllimet tona të përbashkëta.

Jam i bindur se me 6 mars, demokratet dhe qytetarët shkodranë, do të bëjnë zgjedhjen me të mirë pikërisht duke filluar nga primaret e neserme, guri i themelit të fitores sonë të përbashkët. Na u priftë mbarë të gjithëve bashkë për të sotmen e të nesermen e Shkodrës!Faleminderit!”