U qëllua me plumb në kokë nga polici, vdes shqiptari.

Vdekja e 35-vjeccarit Klodian Hysa është certifikuar mëngjesin e sotëm, në shtratin e një spitali në Italinë fqinjë. 9:30 është orari i vdekjes, i përcaktuar nga komisioni mjekësor, raportojnë sot mediat lokale. Hysa u qëllua në kokë mbrëmjen e së premtes në Monte San Giusto (Macerata, Itali) nga një efektiv policie. Ai është qëlluar teksa, nën drejtimin e një makine të vjedhur, po përpiqej të shtypte me makinë dy efektivë, të angazhuar në kontrolle për disa vjedhje të ndodhura në disa apartamente. Raportohet se plumbi ka goditur shqiptari pasi ka bërë rikoshetë në makinë. Hysa u transportua në spital dhe shpejt kaloi në vdekje klinike. Por, më mëngjesit e sotëm, mjekët konstatuan se nga Klodian Hysa ishte zhdukur çdo shenjë jete. Për ti qëndruar pranë gjatë orëve të tij të fundit, shumë të afërm nga Shqipëria kanë udhëtuar drejt Italisë, shkruan portali “Il Resto Del Carlino”. Tani, trupi i pajetë është në dispozicion të autoritetit gjyqësor dhe prokurori do të vendosë nëse do të kryhet apo jo autopsia. Efektivi që e qëlloi me armën e shërbimit, është nën hetim për vrasje të paqëllimshme dhe tejkalim të mbrojtjes legjitime.